Pas dekadash kërkime, 52-vjeçarja zbulon se shoqja e fëmijërisë është motra e saj
Një grua është shokuar kur ka zbuluar që mikesha e fëmijërisë është motra e saj, të cilën po e kërkonte prej 5 dekadash.
Cara Jane Farrar Peterson, 52 vjeçe ka thënë se më në fund i përket dikujt pasi u prezantua me Karen Smith, motrën nga babai të cilën e njohu si shoqe në Scarborough.
Cara, nëna e 7 fëmijëve ka dashur gjithmonë të dijë identitetin e babait të saj biologjik por kishte vështirësi pasi nëna e saj ishte martuar 6 herë dhe ka përfunduar në spital prej problemeve mendore.
“Ishte një ndjenjë e papërshkrueshme. Më ka munguar kaq shumë. Ka qenë e vështirë dhe më kanë munguar shumë gjëra me Karen. Kjo gjë më ndryshoi totalisht. Gjithmonë ndihesha sikur kisha humbur shpirtin dhe më në fund ndjej se i përkas dikujt. Kam qëndruar pranë gjysmë motrës time sepse nuk kisha askënd. Sikur ne e ndjenim që kishim lidhje, edhe pse nuk e dinim që jemi motra”, tha Cara.
Nëna e tyre ishte në pritje të Carës kur i tha babait të tyre që e ka me një burrë tjetër. Motrat qëndruan të pandashme gjatë shkollës fillore pranë, derisa Cara u mor nën kujdes.
Të dyja filluan kontaktet nëpërmjet Facebook në 2015 pasi zbuluan se ngjanin në disa fotografi. Nëpërmjet një testi të thjeshtë ADN-je, ato kuptuan që janë motra.




