Pas dështimit për Kepan, Reali kthen sytë kah De Gea
Real Madridi përsëri do të tentojë ta transferojë portierin e Manchester United, David de Gea, raporton e përditshmja spanjolle “Marca”.
Gjiganti spanjoll do të rikthehet për De Gean gjatë verës kur do të bëjë përpjekje për sjellë atë në “Santiago Bernabeu”.
Përfaqësuesi spanjoll është bërë përsëri objektiv i Realit pas drejtuesit dështuan ta transferonin portierin e Athletic Bilbaos, Kepan.
Ndërkohë, objektiv tjetër është edhe numri një i Chelseat, Thibaut Courtois, edhe pse ai është synim edhe i Paris Saint-Germainit.



