Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trump

Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trump

Pas mosmarrëveshjes SHBA-Iran në Islamabad, Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka reaguar përmes një publikimi në platformën Truth Social ku përmend mundësinë e vendosjes së një bllokade detare ndaj Iranit nëse Teherani nuk pranon kërkesat e SHBA-së.

Artikulli, i titulluar “Karta e Trump nëse Irani nuk tërhiqet: Një bllokadë detare” , u botua nga media pro-Trump, Just the News, dhe argumenton se një masë e tillë mund të dëmtojë seriozisht ekonominë iraniane, ndërsa ushtron presion mbi vende të tilla si Kina dhe India , të cilat janë ndër blerësit kryesorë të naftës iraniane.

Sipas botimit, një masë e mundshme bllokade do të bazohej në një strategji të mëparshme sanksionesh dhe kufizimesh, që synonin rritjen e presionit negociues mbi Teheranin.

Shpërndaje në: