Pas dietës, Kim Kardashian tregon trupin fantastik (Foto)
Pas lindjes së fëmijës së saj të dytë, Kim Kardashian i është nënshtruar një diete të rreptë dhe ushtrimeve fizike për t’u dobësuar – dhe për të bërë një trup perfekt.
E, falë punës së saj në palestër dhe dietës së duhur duket qartë se ajo ka arritur rezultate mahnitëse.
Në disa shfaqje në publik së fundmi, Kim ka ekspozuar trupin e saj fantastik – sidomos barkun e saj të shtrënguar.
Por, edhe të pasmet e saj bombastike, si zakonisht, kanë tërhequr jo pak vëmendje.







