Pas dy vitesh, mesfushori Ergyn Ahmeti largohet nga Llapi

Pas dy vitesh, mesfushori Ergyn Ahmeti largohet nga Llapi

Ergyn Ahmeti largohet nga Llapi pas dy viteve të plota dhe tani është lojtar i lirë për këtë afat kalimtar veror.

Mesfushori mitrovicas, 29-vjeçar, njihet për vizionin e tij të mprehtë në fushë, pasimet e sakta dhe goditjet e fuqishme që e bëjnë të vlefshëm për çdo ekip.

Pas përfundimit të kontratës, ka interesimi për shërbimet e tij dhe pritet që në ditët në vijim ai të marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Ahmeti është një emër i njohur në futbollin kosovar, duke luajtur më parë për Trepçën, Prishtinën, Dritën dhe Dukagjinin, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.  

Klubi i ri do të jetë një hap i rëndësishëm për karrierën e tij, ndërsa ai mbetet i fokusuar në gjetjen e një sfide të re për sezonin e ardhshëm./Periskopi

Shpërndaje në: