Pas Eto’o, Muriqi synon rekordin e Guiza

Pas Eto’o, Muriqi synon rekordin e Guiza

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, po vazhdon të shkëlqejë në La Liga, duke konfirmuar formën më të mirë të karrierës së tij.

Në fundjavë, ai realizoi dy gola në fitoren 3-0 të Mallorca ndaj Rayo Vallecano, duke e çuar totalin e golave këtë sezon në 21.

Me këtë dopietë, Muriqi ka kaluar një tjetër emër të madh në historinë e klubit, Samuel Eto’o, i cili kishte shënuar 54 gola në La Liga me Mallorcan.

Sulmuesi kosovar tashmë numëron 55 gola dhe pritet që këtë shifër ta rrisë edhe më shumë në ndeshjet e mbetura.

Megjithatë, objektivi i radhës për Muriqin mbetet rekordi i Dani Guiza, i cili në sezonin 2007/2008 realizoi 27 gola me Mallorcan, duke u shpallur edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit. Në atë sezon, pas tij u renditën emra si Luis Fabiano me 24 gola dhe Sergio Agüero me 19 gola.

Aktualisht, Muriqi ka edhe 7 ndeshje në dispozicion për të tentuar thyerjen e këtij rekordi historik dhe për të hyrë përfundimisht në librat e artë të klubit spanjoll.

Shpërndaje në: