Pas fitores ndaj Kosovës, Xhaka shkon në përkrahje të ekipit shqiptar
FC Dardania Basel ka shënuar një fitore të madhe me rezultat 9-0 ndaj SV Sissach, duke treguar forcën dhe karakterin e ekipit.
Ndeshja u veçua edhe nga prania e dy mysafirëve specialë, futbollistëve shqiptarë Granit Xhaka dhe Albian Ajeti, të cilët ndoqën nga afër lojën.
Xhaka u paraqit si mysafir në këtë ndeshje, pas triumfit ndaj Kosovës mbrëmë në Bazel, ku Zvicra fitoi 4-0.
Klubi i falënderoi për praninë e tyre, duke e cilësuar si një përvojë shumë të bukur për ekipin dhe tifozët.
Pas këtij triumfi, Dardania Basel tashmë e ka vëmendjen tek ndeshja e Kupës që do ta zhvillojë të martën kundër FC Möhlin, skuadër që garon në Ligën e 2-të./Periskopi/
Postimi i plotë
View this post on Instagram



