Pas fitores, vjen një tjetër lajm fantastik për Manchester United
Paris Saint-Germain ka marrë një lajm të keq pas fitoren 9 me 0 ndaj Guingamp.
Trajneri Thomas Tuchel ka konfirmuar se mesfushori Marco Verratti ka pësuar lëndim të rëndë në kyçin e këmbës, transmeton Periskopi.
Italiani u lëndua gjatë përplasjes me Felix Eboa Eboa në fillim të pjesës së parë dhe duhej të ndihmohej nga stafi mjekësor për të dalë nga fusha.

Tuchel menjëherë sinjalizoi zëvëndësimin për të, ndërsa Verratti qëndroi pak momente duke biseduar me trajnerin në stol, për të shkuar më pas me dhimbje të mëdha në dhomat zhveshjes.
“Asnjë lajm i mirë”, tha ish trajneri i Dortmund pas ndeshjes.
“Ai është lënduar rëndë. Është gjëja më e keqe që mund të na kishte ndodhur”.
PSG dhe Manchester United do të takohen muajin tjetër në kuadër të raundit të 16 më të mirave të Ligës së Kampionëve dhe me gjasë mesfushori italian do të jetë mungesë e madhe për kampionët francez. /Periskopi



