Pas gjashtë jave vuajtje, Dybala më në fund shërohet nga koronavirusi
Pas gjashtë javë vuajtje, Paulo Dybala ka dalë negativ në testet për sëmundjen koronavirus.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Juventusit, përcjell lajmi.net.
Pas dy testimeve të bëra siç e do protokolli, Dybala ka dalë negativ, duke u shëruar plotësisht.
Ai tani është i lirë të largohet nga vetizolimi.
Kujtojmë se Dybala ka qenë futbollisti i tretë i Juventusit i prekur nga COVID-19, pas Daniele Ruganit dhe Blaise Matuidit.



