Pas humbjes së vëllait, Gjesti rikthehet në skenë me “Memories”

Pas humbjes së vëllait, Gjesti rikthehet në skenë me “Memories”

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje dhe dhimbjeje, artisti i njohur Gjesti i është rikthyer skenës muzikore.

Projekti i tij i ri mban titullin “Memories”, një këngë me ngarkesë të fortë emocionale që pasqyron ngjarjet e fundit në jetën e tij personale, me theks të veçantë te humbja tragjike e vëllait, e cila tronditi opinionin publik kohë më parë.

Ky projekt përfaqëson jo vetëm rikthimin e Gjestit në muzikë, por edhe një mënyrë për të shprehur artistikisht emocionet dhe sfidat e muajve të fundit.

Më poshtë mund të dëgjoni këngën.

 

 

Shpërndaje në: