Pas kërcënimit për sulm, parlamenti turk është barrikaduar nga të gjitha anët

Pas kërcënimit për sulm, parlamenti turk është barrikaduar nga të gjitha anët

Deputeti turk Mehmed Ali Aslan ka postuar një fotografi në Tëitter ku shihet se si është barrikaduar parlamenti turk, pas paralajmërimeve për sulm.

Siç ka raportuar më  herët Independent e më pas edhe shumë media botërore, deputetët janë evakuuar pas një kërcënimi për sulm në parlamentin turk.

Gazeta Cumhurryiet ka cituar anëtarin e Partisë Popullore Demokratike, Ziya Piar duke thënë se Parlamenti është evakkuar pas një informate për sulm.

“Ne jemi informuar për një sulm”, citohet të ketë thënë ai.

Ndërkohë deputeti Mehmed Ali Aslan ka postuar një fotogtafi në Tëitter ku shkruan se si parlamenti turk është barrikaduar nga të gjitha anët.

“Parlamenti është duke u zbrazur. Ndalohet hyrja. Të gjitha hyrjet janë mbyllur”, ka shkruar ai në fotografinë që ka postuar. /Periskopi/

 

77

parlamenti turk

Shpërndaje në: