Pas kritikave të shumta ndaj Zhegrovës, reagon edhe Bersant Celina (FOTO)
Kosova zhvilloi një përformancë të jashtëzakonshme në barazim 2-2 ndaj Danimarkës. Një gjë të tillë nuk e bëri edhe Edon Zhegrova, që zhvilloi një nga ndeshjet më të dobëta në karrierë.
19-vjeçari ishte qendër e kritikave pas ndeshjes nga të gjithë tifozët ‘Dardanë’, ku e vërshuan profilin e tij në Instagram me komente negative.
Por njëri nga bashkëlojtarët i ka dal në mbrojtje yllit të Baselit, raporton Periskopi.
Futbollisti i Swanseas, Bersant Celina e ka mbrojtur nga kritikat talentin kosovar, duke i komentuar: “Sa shumë urryes…. vetëm vazhdo kështu vëlla, je lojtar shumë i mirë”, komentoi Celina.
Nuk vonoi shumë erdhi edhe reagimi i Edonit: “Vëllai im, si gjithmonë i njëjti”. /Periskopi/




