Pas lajmeve për shtatzëni, Xhensila Myrtezaj tregon barkun (Foto)
Pas dasmës ata u përfolën se janë në pritje të një fëmije, por këto zëra u mohuan kategorikisht nga të dy.
Deri më tani Xhensila nuk ishte shfaqur kaq qartësisht, pasi lajmi për shtatzëninë e saj u përhap në media. Postimet e saj ishin vetëm profil ose nga ato që të kthenin pas në kohë.
Këtë herë Xhensila ka postuar një video të shpejtë ku tregon dhe barkun. Nga kjo video nuk mund të dallohet qartësisht nëse Xhensila është në pritje të ëmbël apo jo.
Ndërkohë Xhensila nuk i ka ndërprerë koncertet muzikore, çka në një farë mënyre na lë të kuptojmë se nuk ka ndonëj të re.
Çifti i njohur Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj qëndruan në faqet kryesore për shkak të organizimit të disa dasmave marramendëse si dhe për muajin e mjaltit që nuk ishte parë ndonjërë më parë.





