Pas martesës me Getin, shikoni si e reklamon trupin e saj Marina Vjollca (Video)

Pas martesës me Getin, shikoni si e reklamon trupin e saj Marina Vjollca (Video)

U përfol shumë gjatë lidhja e saj me reperin Getoar Selimi, shkruan “Kosovarja”.

Marina Vjollca një prezantuese me stil dhe shije, duket se më në fund ua mbylli gojën shumëkujt duke e kurorëzuar dashurinë e saj me Getin. Edhe dasma e tyre nuk kaloi pa u bërë lajm çdo detaj rreth ceremonisë së martesës së tyre.

Por, e veçanta e Marinës ishte se ajo menjëherë të hënën filloi të punonte duke mos i shijuar ditët e nusërisë. Epo, kështu e ka kur je fytyrë publike apo?

Me largimin e saj nga Top Channel, u bë shumë zhurmë nëpër medien online, shkruan “Kosovarja”.

Edhe në këtë rast Marina nuk lodhi kokën shumë për lajmet që qarkullonin se përse ajo ishte larguar nga Top-i. Por, ditën e hënë, një ditë pas dasmës së saj, Marina befasoi të gjithë kur u pa në zyrat e TV Klan. Ku që atë ditë na e bëri me dije se do të filloj me një emision në po këtë televizion.

Ndërsa krejt në fund, sonte e shohim Marinën në një video reklamuese të emisionit të saj më të ri, i cili do të filloj së shpejti. Ajo shihet në këtë video se është e shtrirë në shtratin e saj, por pa Getin!

Dhe, ndër të tjera tregon se emisioni në fjalë do të filloj në ora 20:00 të transmetohet. Ku videon që do ta shihni më poshtë Marina e shoqëron me shkrimin e bashkangjitur: “Së shpejti…”.

 

 

Shpërndaje në: