Pas ndalimit nga Serbia, reagon ashpër karateisti kosovar: Do ta paguajnë shumë shtrenjtë (Foto)

Pas ndalimit nga Serbia, reagon ashpër karateisti kosovar: Do ta paguajnë shumë shtrenjtë (Foto)

Alvin Karaqi është shprehur i frustruar me ndalesën që iu është bërë karateistëve kosovar për të marr pjesë në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Novi Sad

Komiteti Olimpik i Kosovës provoi dy herë gjatë ditës së sotme të kalonte kufirin, por në të dy rastet dështuan shkaku që shteti serb ua ka ndaluar hyrjen sportistëve kosovar, raporton Periskopi.

“Diplomacia serbe fiton gjithë, një kampionat e kemi humb, por është hera e fundit që një i tillë mbahet në Serbi,” ka thënë Alvin Karaqi.

“Ata kanë me ardhë në shtetet tjera edhe kanë me u përballe me neve dhe kanë me pagu shumë shtrenjtë,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: