Pas ndarjes nga Brad Pitt, Angelina shkëputet nga seksi e lidhjet romantike

Pas ndarjes nga Brad Pitt, Angelina shkëputet nga seksi e lidhjet romantike

Shumica e yjeve Hollywood-ianë, pas një ndarjeje hidhen me trampolinë në krahët e dikujt tjetër si për të mbytur dhimbjen e dashurisë së përfunduar. Jo për Angelina-n, ama. Pas ndarjes nga partneri i saj Brad Pitt, ajo po shkëputet tërësisht nga seksi apo lidhjet romantike. E sheh jetën në tjetër këndvështrim.

“Angelina s’e ka mendjen te seksi apo romanca këto ditë. Është e shkëputur nga këto gjëra dhe e lumtur. Ka lexuar shumë si ta transformojë energjinë seksuale në fuqi krijuese dhe është e mahnitur nga ideja. Filloi të praktikojë jogën, me të cilën është marrë më herët dhe e ka ndihmuar të qetësohet mendërisht,” tha një burim pranë aktores.

Duket sikur është e pamundur që një i famshëm të urrejë jogën.

“Një nga gurutë që ndjek Angelina i ka folur për shpërqendrimet që vijnë si pasojë e seksit, nuk është se i gjeti në rrugë këto ide. Gjithashtu, ajo nuk identifikohet më me seksualitetin e saj. Absolutisht, është shumë seksi, por nuk e sheh veten në atë mënyrë. E ka kyçur këtë pjesë sajën dhe ndihet shumë e lumtur. I interesojnë vetëm fëmijët dhe puna humanitare.”

 

Shpërndaje në: