Pas ngrënies së biftekut 1200 euro, tifozët e Bayern i çojnë ‘selam’ Riberyt

Pas ngrënies së biftekut 1200 euro, tifozët e Bayern i çojnë ‘selam’ Riberyt

Franck Ribery ishte në qendër të vëmendje ditë më parë, sa ishte me pushime në Dubai dhe vendoste të ha biftek me vlerë 1200 euro.

Francezi mori kritika të shumta, të cilave iu përgjigj me sharje tejet të rënda për një futbollist të kalibrit si ai, shkruan Periskopi.

Por sonte Bayern luajti ndeshjen me Hoffenheim, të cilën e fitoi me rezultat 3 me 1, me dopietën e Goretzkas dhe golin e Lewandowskit.

Megjithatë, në fillim të ndeshjes tifozët ‘Bavarezët’ shpalosën një baner që e mbështesnin lojtarin e tyre, Ribery.

”Qëndro ashtu siç je, ne jemi me ty”, shkruhej aty. /Periskopi

Image may contain: one or more people and crowd

Shpërndaje në: