Pas një muaji qëndrimi në psikiatri, Vali Corleone rikthehet totalisht i transformuar (Foto)
Një nga personazhet më të komentuara të showbizit, Vali Corleone, në muajin mars u arrestua nga policia pasi u akuzua nga prindërit e tij për kanosje. Menjëherë më pas u vendos që ai të futej në psikiatri për një trajtim më të specializuar.

Por kur ka kaluar më shumë se një muaj në psikiatria, ai i është rikthyer edhe një herë jetës publike, duke ndarë postime të ndryshme në rrjetet e tij sociale. Siç mund ta shohim edhe nga fotot e bërë publike prej tij, Vali Corleone ka ndryshuar totalisht look, duke i shndërruar flokët në biond.
Ai gjithashtu ka njoftuar të gjithë ndjekësit e tij se tani ka një tjetër “Instagram” sepse atë që kishte më parë ia kanë vjedhur.






