Pas një pushimi të gjatë, Cozman paralajmëron rikthimin me këtë fotografi
Ka kohë prej kur kemi dëgjuar të fundën herë nga Cozman.
Reperi shqiptar që prej daljes nga ‘Babastars’ pauzoi duke mos sjellur asnjë projekt të ri.
Mirëpo, duket se pauza e Cozman nuk do të zgjasë edhe për shumë kohë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ai e ka lënë të kuptohet se duhet të presim risi për pak kohë.
‘Më njihni. Së shpejti….’ – shprehet Cozman në postimin e bërë.
Se çfarë ka përgatitur Cozman, do ta kuptojmë shumë shpejt kur publikohet projekti’.



