Pas pak ndeshja e Kosovës në Europianin e CS2, këtu mund ta ndiqni live
Pas pak minutash do të nis ndeshja e ekipit të Kosovës në Counter-Strike 2 në Kampionatin Europian në këtë lojë elektronike.
Pas fitores ditën e djeshme 2:0 ndaj Çekisë, Kosova do të kërkojë një tjetër fitore sot në ditën e dytë.
“Dardanët” ndeshen me skuadrën e Danimarkës me fillim nga ora 17:00.
Kampionati Europian po mbahet në Prishtinë në sallën “1 Tetori”.
Ndeshjen live mund ta ndiqni duke klikuar këtu.



