Pas paraqitjeve fantastike, Bersant Celina fiton vendin e titullarit
Bersant Celina mungoi në ndeshjet e fundit të Kosovës, për shkak të mosftesës nga ana e selektorit Bernard Challendes.
E kjo duket se i ka shërbyer për mirë Celinës, i cili tashmë ka fituar besimin e trajnerit të Swanseas pas paraqitjeve fantastike në ndeshjet e fundit, dhe sot ndaj Reading luan nga fillimi.
Në ndeshjen e kaluar me ekipin anglez, ylli i Kosovës shënoi një ‘parabolë’, e cila u krahasua me golat e Leo Messit.
Në ndeshjet e nëntorit, ai pritet të marrë ftesën nga kombëtarja ‘Dardane’ dhe pse jo të nisë ndeshjen ndaj Maltës nga fillimi./Periskopi/




