Pas Pirro Çakos, Inva Mula i jep fund lidhjes me Et’hem Ramadanin

Pas Pirro Çakos, Inva Mula i jep fund lidhjes me Et’hem Ramadanin

Pas 11 vitesh histori dashurie me biznesmenin nga Kosova, Et’hem Ramadani, sopranoja e njohur Inva Mula duket se i ka dhënë fund edhe historisë së dytë të rëndësishme të jetës së saj.

Kështu, pas divorcit të bujshëm nga Pirro Çako me të cilin ka një djalë, Anthonyn, Inva i jep fund edhe me Ethemin, babain e vajzës së tyre, Nina.

Burime pranë çiftit kanë treguar për “Panorama Plus”, se thashethemeve të këtyre viteve të fundit për krizën e shumëpërfolur Inva-Ethem, u është vënë kapaku më një ndarje, por jo si gjithë të tjerat.

Kjo për faktin, sepse është ndër të paktat raste kur çifti VIP ndahet dhe mbeten miq, duke qenë se ata janë parë ndonjëherë në shoqërinë e njëri-tjetrit, madje edhe për jetë nate.

E pavarësisht intervistave, ku Inva është kujdesur që të mos dalë me deklaratë të qartë për ndarjen, Ethemi në intervistat ku ka qenë i ftuar, si “Xing me Ermalin” apo “Rudina”, është kujdesur që Invën të mos e përmendë fare, sikur ajo të mos ekzistonte në jetën e tij.

Pas problemeve me shëndetin në dhjetor 2018, Inva është rikthyer për udhëheqjen artistike të “MIK Festival”(Music international festival), që kësaj here mbahet në 24-28 korrik në Korçë.

Ramadani njihej si një ndër 10 biznesmenët më të pasur kosovarë dhe lidhja e tij me Invën nisi rreth muajit mars të vitit 2008. Me origjinë nga Kosova, por i rritur në biznesin e tij në Slloveni, Ethem Ramadani ishte prezent dhe në edicionin më të fundit, “Dua më shumë Shqipërinë”, si një prej shqiptarëve më të famshëm në botë.

Ai ka drejtuar kompaninë “Salbatring International”, krijuar më 1990-n në Lubjana të Sllovenisë. Vitet e fundit, si Ethemi ashtu dhe Inva vendosën të hiqnin dorë nga angazhimet e tyre nëpër botë, për të jetuar në Tiranë. Por me jetën e re në kryeqytetin shqiptar, nisën dhe problemet ekonomike që i çuan drejt ndarjes, arsye për të cilat konfirmimin e saktë mund ta bëjnë vetëm ata.

Shpërndaje në: