Pas Ronaldos edhe ky lojtar pritet të largohet nga Real Madridi

Pas Ronaldos edhe ky lojtar pritet të largohet nga Real Madridi

Gareth Bale i është bashkuar Real Madridit, në stërvitjet parasezonale ku ka pasur edhe një takim me drejtuesit e klubit madrilen.

Ylli uellsian sezonin e kaluar ishte i pakënaqur me hapësirën te madrilenët duke bërë që e ardhmja e tij të vihet në dyshim.

29-vjeçari ka kërkuar të diskutojë të ardhmen e tij me drejtuesit e klubit, ku ka kërkuar më shumë minuta në sezonin e ri.

Situatën, në të cilën është duke kaluar uellsiani, po përcillet me kujdes Manchester Unitedi, që synon transferimin e Bale.

Shpërndaje në: