Pas shqiponjës së bërë nga Xhaka e Shaqiri, Era Istrefi zbulon çfarë do bëjë në finalen e Botërorit
Këngëtarja e njohur Era Istrefi e ndoqi ndeshjen e një dite më parë mes Zvicrës dhe Kosta Rikës pranë presidentit Ilir Meta në presidencë.
E pyetur nga gazetari Ervin Kurti nëse do të jetë në finalen e Botërorit, Era ka pranuar se do ta shohim më 15 korrik duke kënduar. Madje zbuloi se në një farë mënyre do mundohet të flasë shqip për t’i treguar gjithë botës se është shqiptare, ashtu siç bënë edhe dy futbollistët Xhaka e Shaqiri me shqiponjën.
Ndërkohë në këtë takim në krah të Presidentit ishin edhe kampioni i njohur Gjetan Keta, tenori Kastriot Tusha, futbollistja e njohur e Kombëtares shqiptare për femra, Cyme Lulaj, këngëtarët Kastro Zizo, Nora Istrefi dhe Robert Berisha e shumë personalitete të sportit e kulturës.








