Pas shumë kohësh, Flaka Krelani ka dy fjalë për Alban Skënderajn
Këngëtarja Flaka Krelani nuk është shumë aktive me projekte muzikore.
Së fundi, ajo publikoi një projekt të cilin e solli në bashkëpunim me Pancho Cityn dhe mban titullin “DEF Star”.
Këngëtarja ishte e ftuar mbrëmë në emisionin e shoubizit ‘Mirage’, i cili është prodhim i Lajmi.net.
Flaka foli në lidhje me projektin e fundit, mesazhin e këngës dhe idenë e realizimit, për jetën private si dhe në lidhje me pjesëmarrjen në festivale.
Duke qenë se vite më parë Flaka ka qenë pjesëmarrëse në festivalin e RTSH-së, fituesi i së cilit përfaqëson Shqipërinë në Eurovision, ajo nuk kishte arritur të fitonte vetëm shkaku i pikëve të këngëtarit Alban Skënderaj, i cili ka qenë pjesë e jurisë.
Pas kësaj kohe, Flaka ka dy fjalë në lidhje me këngëtarin, por çfarë i thotë atij mund ta kuptoni vetëm përmes videos së mëposhtme nga minuta 6:11.



