Pas shumë tensioneve dhe përleshjeve, Lyon triumfon ndaj Beshiktashit (Video)

Pas shumë tensioneve dhe përleshjeve, Lyon triumfon ndaj Beshiktashit (Video)

Lyoni ka mposhtur në mënyrë spektakolare Besiktasin në duelin e zhvilluar në Francë me rezultat 2-1 duke përmbysur rezultatin.

Ndeshja u shty për shkak të rrahjeve mes tifozëve në tribuna.

Edhe pse nisi me vonesë kjo nuk ndikoi në spektakël.

Babel pas 15 minutash lojë e kaloi në epërsi Besiktasin, dhe ky rezultat ishte deri në minutën e 85, kur Tolisso barazoi.

Kur rikthimi u mendua i pamundur atë e kompletoi Morel (87′) duke shënuar për 2-1.

Kështu Lyoni krijon avantazh të mirë para duelit kthyes në Stamboll pas një jave.

 

https://twitter.com/InsideGones/status/852636722294915072

Shpërndaje në: