Pas skandalit me imazhet intime, Stresi: Nuk e di kush më shkeli privatësinë
Stresi ka qenë i ftuari në ‘Fun Day’, ku ndër të tjera ata janë ndalur edhe tek çështja e fotove intime të reperit me një vajzë, të cilat u publikuan pak ditë më parë.
Ai pohoi se ka shumë respekt për vajzën ndërsa tregon se “e ka humbur si person”.
“Tani kam aq shumë respekt për atë vajzë, sa nuk mund ta imagjinosh. Në momentin që e humb një person, e kupton”, thotë ai, duke treguar qartë vlerësimin dhe dashurinë që ruan akoma për të.
Reperi thotë se është në kërkim e sipër të njeriut që i publikoi fotografitë dhe me këtë rast shkeli privatësinë e tij.
“Nuk e di kush më shkeli privatësinë, nuk po e gjej dot kush e ka bërë, bëj kujdes ta shikoj telefonin. Normalisht është një shkelje shumë e madhe. Ka dëmtuar personin, familjen e saj, por atë vetë në radhë të parë”, tha në fund.



