Pas largimit të Suarez dhe Sterling, a do ta humb Liverpool edhe yllin tjetër?
Disa media angleze kanë shkruar se anglezi mund të largohet nga 18 herë kampioni i Anglisë për shkak se ka humbur vendin në formacionin bazë te ‘reds’.
Megjithatë, Daily Mirror shkruan sot se trajneri Jurgen Klopp nuk është i gatshëm ta lë 27-vjeçarin të largohet, për shkak se Sadio Mane në janar do të luajë në Kupën e Kombeve të Afrikës, ndërsa Philippe Coutinho është i dëmtuar.
Mbetet të shihet nëse Liverpool do të lejojë largimin e yllit anglez në janar. /Periskopi.com



