Pas transferimit në Juventus, Ronaldo u shtron darkë familjarëve të tij

Pas transferimit në Juventus, Ronaldo u shtron darkë familjarëve të tij

Cristiano Ronaldo ka qenë një nga lojtarët më të përfolur të kohëve të fundit. Dhe kjo jo për shkak të performancave të tij gjatë lojës, por vendimit për largim nga skuadra ku luajti për nëntë vite, raporton Periskopi.

Ylli portugez u largua nga Real Madridi dhe u transferua në Itali, te Juventusi.

Ronaldo ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet me anëtarët e familjes dhe agjentin e tij Jorge Mendes duke ngrënë darkë.

Sipër fotografisë, ai bërë një përshkrim të shkurtër.

“Momente të bukura”.

Ronaldo u transferua tek Juventusi për 105 milionë euro, ndërsa pritet të fitojë 30 milionë euro në vit./Periskopi

Shpërndaje në: