Pas tunelit, imami nga Maqedonia promovon stadiumin e futbollit në Zvicër (Video)

Pas tunelit, imami nga Maqedonia promovon stadiumin e futbollit në Zvicër (Video)

Në fjalimin e përcjellë me ajete Kur’anore, hoxhë Bekimi përcolli urimet e gjithë muslimanëve dhe qytetarëve nga besime të ndryshme, ndërsa u lut që Zoti të bekojë ideatorët dhe gjithë ata që do të shfrytëzojnë këtë stadium.

Hoxhë Bekimi ishte edhe në promovimin e tunelit Gotthard, tunelin më të gjatë në botë, ndërsa autoritetet zvicerane i kishin mundësuar të mbajë një fjalim të veçantë në këtë manifestim të madh botëror, shkruan gazeta Koha.

“Kjo është Zvicra. Shembulli më i mirë i një jete të drejt për të gjithë njerëzit. Ditë historike në Zvicër. Perëndia e bekoftë gjithë Zvicrën, atdheun e dytë të 200.000 shqiptarëve”, tha hoxhë Bekimi nga Maqedonia.

Shpërndaje në: