Pas vdekjes së Adelajdës shpërthen këngëtarja shqiptare: Na falni dashuri sa jemi gjallë
Ndarja nga jeta në mënyrë të parakohshme e gazetares Adelajda Xhamani ka tronditur jo pak opinion publik.
Shumë artistë dhe kolegë të saj kanë shprehur dhimbjen e tyre për këtë lajm duke qenë se shumica e tyre e kanë njohur nga afër Adelën. Një prej tyre është edhe këngëtarja Lindita Halimi, e cila më tepër se një mesazh ngushëllimi ka bërë një apel për më tepër dashuri dhe jo kur personat ndahen nga jeta.
“Kam kuptuar qe duhet te vdesim te na duan njerzit. Falni dashuri sa jeni gjall njerez kur te vdesim cdo kush do na doje pa merak .kjo esht bota .kam mesuar te dua dhe kurr sbehem pishman dhe pse cdokush se meriton.
Do vazhdoj te kem kte zemer qe kam sot e gjithmon pasi zoti e di vendin e cdokujt atje lart.hapni zemrat jetoni falni dashuri sepse nese nuk e shijojm te sotmen e nesermja do jet von ndoshta.peace per te gjithë,”-përfundon statusi i saj në Facebook.
Gazetarja dhe ish-banorja e Big Brother Adelajda Xhamani u nda nga jeta mëngjesin e së dielës si pasojë e një ataku kardiak. Adela u bë e njohur pas pjesëmarrjes së saj në Big Brother dhe historisë së saj se dashurisë me Bjordin.
Më pas ajo ka vijuar karrierën si gazetare në disa gazeta dhe portale. Gjithashtu Adela ka drejtuar edhe disa emisione televizive ku më në fundit “Shtëpia e Adelës” do ta niste më 15 nëntor./Gazeta Express



