Pas vendimit për operim, Neymar jep një mesazh tejet prekës

Pas vendimit për operim, Neymar jep një mesazh tejet prekës

Neymar do të operohet këtë fundjavë në Brazil, duke humbur pjesën e mbetur të këtij sezoni. Skuadra e PSG-së në marrëveshje me Kombëtaren e Brazilit dhe Neymar kanë vendosur që lojtari të operohet këtë fundjavë.

Neymar theu ashtin e pestë në ndeshjen ndaj Marseille, duke humbur kështu ndeshjen e ardhshme ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Ai përmes një postimi në Instagram thotë se kjo pengesë nuk do ta ndal atë.

“pengesat nuk duhet të ju ndalojnë. Nëse keni një muri përpara, mos u dorëzoni. Gjeni një mënyrë si ta kaloni”, shkruan Neymar.

 

Shpërndaje në: