Pas Venezuelës, Trump “i vihet” Groenlandës: Na duhet, është e rrethuar nga rusë e kinezë
Donald Trump riafirmoi dje në mbrëmje dëshirën e tij për të parë Grenlandën të vihet nën kontrollin amerikan, pasi kryeministri danez i kërkoi Shteteve të Bashkuara të “ndërpresin kërcënimet” e tyre për të aneksuar territorin.
Ndërhyrja ushtarake amerikane në Venezuelë, e cila nxori në pah interesin e Donald Trump për burimet e saj të mëdha të naftës në vend, ka ringjallur frikën për Grenlandën, e cila lakmohet nga presidenti amerikan për burimet e saj të rëndësishme minerale dhe vendndodhjen strategjike.
“Ne kemi nevojë për Grenlandën nga një këndvështrim i sigurisë kombëtare, dhe Danimarka nuk do të jetë në gjendje të kujdeset për të,” përsëriti presidenti amerikan për gazetarët në bordin e “Air Force One”, dje në mbrëmje.
“Na duhet patjetër: është një ishull i rrethuar nga anije ruse dhe kineze”.
“Do të kujdesemi për Grenlandën pas rreth dy muajsh… le të flasim për Groenlandën pas 20 ditësh”, shtoi ai.
Më parë, Donald Trump e kishte nxitur kryeministren daneze Mette Frederiksen të thyente heshtjen e saj.
Kur u pyet në një intervistë telefonike nga “The Atlantic” në lidhje me implikimet e operacionit ushtarak në Venezuelë për Grenlandën, Trump tha se u takon partnerëve të tij t’i vlerësojnë ata, sipas revistës.
“Ata do të duhet të vendosin vetë. Vërtet nuk e di”, tha Trump, duke shtuar se “ne absolutisht kemi nevojë për Grenlandën. Ne kemi nevojë për mbrojtjen tonë”



