Pas votimit, Përparim Rama “thumbon”: Fitorja të jetë e atyre që bashkëpunojnë me miqtë tonë ndërkombëtarë

Pas votimit, Përparim Rama “thumbon”: Fitorja të jetë e atyre që bashkëpunojnë me miqtë tonë ndërkombëtarë

Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama ka hedhur votën e tij.

Rama, së bashku me familjen e tij, ka votuar në Fakultetin Ekonomik.

Ndërkaq në fjalën e tij, Rama i cili po synon edhe katër vjet në krye të kryeqytetit, uroi fillimisht fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë.

Rama tutje tha se e meriton fitoren ai që bashkëpunon me ndërkombëtarët.

“Uroj që edhe sot të fitojë kryeqyteti, të fitojë zhvillimi i vendit tonë, të fitojë një bashkëpunim i mirësjelltë nga të gjithë, një unifikim, një zgjidhje të përbashkët për të ardhmen tonë, për të ardhmen e fëmijëve tanë”, u shpreh tutje ai./Periskopi/

Shpërndaje në: