Pasaportë diplomatike për Majlinda Kelmendin
v
Presidenti Hashim Thaçi ka ndarë pasaportë diplomatike për xhudisten e artë, Majlinda Kelmendi, trajnerin Driton Kuka, si dhe kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Presidenti Thaçi përmes një publikimi të bërë në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se Majlinda Kelmendi është ambasadorja më e çmuar e Kosovës.

“Në mënyrë solemne, sot kam ndarë pasaportën diplomatike për xhudisten e artë, Majlinda Kelmendin, për trajnerin, Driton Kuka, dhe kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka. Majlinda është ambasadorja më e çmuar e vendit tonë dhe personifikon suksesin e Republikës së Kosovës në botë”, ka shkruar Thaçi, përcjell KosovaPress.




