Pashkët, Hamza: Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shumë gëzime në çdo familje
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar festën e Pashkëve për të gjithë besimtarët e krishterë.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza uroi qytetarët duke theksuar rëndësinë e forcimit të vlerave, respektit dhe bashkëpunimit për një shoqëri më të bashkuar dhe më të drejtë.
“Së bashku po i forcojmë vlerat, respektin dhe bashkëpunimin për një shoqëri të bashkuar dhe më të drejtë për të gjithë. Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shumë gëzime në çdo familje!”, shkroi i pari i PDK-së në Facebook.



