Pasi e kritikoi Barcelonën, Xavi ‘tradhëton’ Messin për Ronaldon

Pasi e kritikoi Barcelonën, Xavi ‘tradhëton’ Messin për Ronaldon

Ai thotë se argjentinasi është futbollisti më i mirë në botë, por shton se Ronaldo është favorit për ‘Topin e Artë’.

“Messi është më i miri, por këtë vit pasi fitoi Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Evropian, Cristiano është favorit për Topin e Artë”, ka thënë spanjolli.

“Nuk besoj se Messi do të largohet nga Barca, ai është mirë. Nuk e shikoj atë te një klub tjetër edhe pse shumë klube e dëshirojnë atë”, ka shtuar Xavi. /Periskopi.com

Shpërndaje në: