Pasi e rrahu McGregorin, Khabib e paralajmëron edhe 50 Cent-in
Khabib nuk ndalet nga kërcënimet që po ju bën të tjereve në momentin që po flitet për të ose për ekipin e tij ai së fundmi ka reaguar menjëherë ndaj reperit të njohur 50 Cent.
50 Cent ka disa ditë që po përplaset me Khabib Nurmagomedov dhe stafin e tij, pas përballjes me Conor McGregorin.
Reperi i njohur amerikan ka përqeshur në Instagram një anëtar të stafit të boksierit rus për veshjen e tij.
“Dreqit, kjo është një veshje e shëmtuar”, ka shkruar 50 Cent në Instagram.
Por, Khabib ia ka kthyer menjëherë atë koment duke i thënë: “Kurrë mos fol keq për vëllezërit e mi”.



