Pasi fitoi 20 mijë funte për titullin e Leicesterit, tifozit i ndodhi diçka e pabesueshme
Pasi fitoi tiketin e famshëm prej 20 mijë funtesh në parashikimin se Leicesteri do të shpallet kampion, Herbert ka qenë i pandalshëm edhe në tiketët tjerë.
“Mirror” shkruan që një tiketë tjetër e madhe këtë vit nga ai ishte 5600 funte, që i fitoi duke luajtur me dy funte, përcjellë “lajmi.net”.
Pos 20 mijë funteve që i ka fituar për titullin e Leicesterit, Herbert ka fituar edhe 15 mijë tjera.
“Këtë vit kam bërë gjëra të bukura. Sinqerisht nuk mendoj se mund të bëj karrierë jashtë basteve”, deklaroi me mahi ai.
“Kam luajtur mjaft, nuk kam fituar shumë, por disa mijëra euro po. Kam fituar më shumë se disa njerëz që i njoh, por sinqerisht kam qenë shumë, shumë, shumë me fat”, shtoi tifozi fatlum i Leicesterit.



