Pasi nuk u bë deputete, kandidatja e LDK-së mendon të martohet (Foto)
Sipas rezultateve ende jo-zyrtare, ajo nuk ka arritur të fitoj edhe një mandat për të qenë deputete në Kuvendin e Kosovës.
Kandidatja e LDK’së, Njomza Emini, duket se i është kthyer jetës normale pas fushatës e cila nuk i sjelli vota të mjaftushme për tu rizgjedhur deputete, shkruan Magazina.al
Njomza e cila vazhdon të jetë beqare, po gjenë kohë të marrë pjesë edhe në dasma tek të afërmit e saj.
Në disa fotografi që ka publikuar në rrjetet sociale, Njomza duket se ka kuptuar se i ka ardhur koha për martesë.
“E kam radhën unë”, ka shkruar kandidatja e LDK’së, pasi ka pritur buqeten me lule të nuses, e që ka kuptimin se radha për martesë është e Njomzës.





