Pasi i zbuluan të dashurin biznesmen, shpërthen këngëtarja: Qetësohu karamele (Foto)

Pasi i zbuluan të dashurin biznesmen, shpërthen këngëtarja: Qetësohu karamele (Foto)

Ajo po shijon disa ditë pushimi vërtet të çmendura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke udhëtuar nga një shtet në tjetrin në hotele luksoze e pika turistike të famshme.

Bëhet fjalë për këngëtaren Anjeza Branka, e cila së fundmi ehtë rikthyer në vëmendje për shkak të fotove që ka postuar.

Mirëpo, duket se gjatë këtyre pushimeve, Anjezës i është zbuluar një e fshehtë e vogël, siç është i dashuri i saj që e shoqëron kudo.


Sipas portalit “Jeta Osh Qef”, i dashuri i këngëtares është një biznesmen që jeton jashtë vendit dhe të dy po përpiqen ta mbajnë të fshehtë lidhjen.


Megjithatë, pas këtij lajmi, ka reaguar vetë Anjeza, duke e mohuar që të ketë gjë me mashkullin që shihet në të njëjtat vende ku ka qenë dhe ajo.



“Qetësohu karamele… edhe shokët na i bëtë të dashur. Pa merak, kur të kem një të dashur do e publikoj vetë. Flm për mirëkuptimin. Shikim të këndshëm.”-ka shkruar Branka.

 

Shpërndaje në: