“Pasionet e fshehta” ishte serial i kopjuar, ky është origjinali
“Pasionet e fshehta” ishte seriali që pati impaktin më të madh në vendin tonë. Prej kohës kur u transmetua e deri tani pothuajse të gjithë e mbajnë në mend.
Por, shumë pak e dinë se ky serial nuk ishte origjinal.
Është zhgënjyese të thuhet se ky serial ka qenë vetëm një version i përpunuar. Habitës është fakti se ekzistojnë edhe 5 versione tjera, pikërisht në gjuhën spanjolle.
“Las Aguas Mansas” është krijimi i parë i kësaj ngjarjeje, për herë të parë i prodhuar në vitin 1994. Ky version ka qenë më ndryshe për shkak se një nga personazhet kryesore, Sarita ka qenë e paraparë të vdes në gjysmë të serialit.
“Pasion de Gavilanes” pastaj është krijuar në vitin 2003 nga Caracol dhe Telemundo që ishte versioni i modernizuar i origjinalit me disa ndryshime të vogla.
Versioni i tretë ështe “Fuego en la Sangre”, i realizuar nga Televisa, i cili gjithashtu arriti të jetë mjaft i suksesshëm.
Tierra de Reyes”, është versioni më i ri i këtij seria i cili ka arritur të ketë sukses pothuajse të njejtë me “Pasion de Gavilanes”
Por, Pasion de Gavilanes akoma mbetet seriali më i pëlqyer, si për përzgjedhjen e aktorëve, ashtu edhe për këngët, vendin ku është zhvilluar ngjarja e deri tek grimi dhe veshja e aktorëve.








