Pasioni e mposhtë paranë, Liverpooli ia humb busullën Cityt (Video)
Liverpooli e mposhti me rezultat 3:0 Manchester Cityt
Ndeshja e parë çerek-finale e Ligës së Kampionve i takoi në total futbollistëve të udhëhequr nga Jurgen Klopp, shkruan Periskopi.
‘Të Kuqtë’ i shkatërruan ‘Qytetarët’ për vetëm 31 minuta duke shënuar tre gola.
Salah ishte i pari që realizoi në minutën e 12-të, më pas shënun Chamberlain 21′ dhe Mane 31′.
Lajm i vetëm i keq në këtë takim për tifozët e Liverpoolit ishte se ‘Faraoni’ u largua nga loja në minutën e 53-të dhe dyshohet për një lëndim të mundshëm. /Periskopi/



