Pasioni mbi paratë: Dua të luaj futboll deri sa trupi të më thotë ‘Mjaftë më, ti je i vdekur’

Pasioni mbi paratë: Dua të luaj futboll deri sa trupi të më thotë ‘Mjaftë më, ti je i vdekur’

Sulmuesi i Tottenham, Heung Min-Son ka dhënë një intervistë të gjatë për të përditshmen angleze ‘The Guardian’, ku ka zbuluar pjesën tjetër të jetës së tij.

Sulmuesi koreano-jugor pati shumë vështirësi gjatë gjithë jetës së tij, me të fundit që duhej të fitonte medalje olimpike në mënyrë që t’i ikte shërbimit të detyrueshëm ushtarak në vendin e tij.

Son më tej tregon pasionin e tij të madh për futbollin dhe kujdesin e babait për të gjatë gjithë jetës, transmeton Periskopi.

”Babai më ka thënë të mos martohem deri në moshën 40-vjeçare. Dhe une do t’i bindem atij. Në rast se ju martoheni dhe bëni fëmijë, atëherë gruaja dhe fëmijët dalin në rend të parë, ndërsa futbolli do mbetet pas. Prandaj, unë nuk dua të martohem dhe futbollist të jetë për mua numër një”.

”Dua të luaj futboll deri sa trupi të më thotë ‘Mjaftë më, ti je i vdekur”.

Ai flet edhe për idollin e tij që e ndjek hap pas hapi: ”Cristiano Ronaldo ka punuar shumë dhe shihni sukseset e tij. Ai është idolli im dhe arritjet e tij tregojnë çfarë ndodh nëse ju punoni”. /Periskopi/

Shpërndaje në: