Pasioni mbi paratë – refuzoi ofertë të majme nga Kina vetëm që ta shpëtonte klubin e fëmijërisë nga rënia
Iago Aspas ka refuzuar ofertë prej 7 milionë euro në vit nga Kina në mënyrë që ta ndihmojë Celta Vigon që të mos bie nga La Liga
Se sa shumë e dashuron klubin e fëmijërisë e tregon fakti që Aspas refuzoi milionat nga Kina për ta përmbushur misionin e tij, duke mos e lënë që Celta Vigo të bie nga La Liga, transmeton Periskopi.
Sulmuesi spanjoll kishte pranuar një ofertë të majme nga Kina, por që kishte refuzuar pasi dëshironte që ta shpëtonte klubin e fëmijërisë nga rënia.
Since his return from injury…
? 7/9 points for @RCCelta
⚽️ 5 goals in 3 games
? Out of the relegation zoneIago Aspas is THE MAN. ? pic.twitter.com/s8xGFoluKH
— LaLiga (@LaLigaEN) April 7, 2019
Pas rikthimit të një lëndimi që kishte pësuar Aspas tani ka shënuar 5 gola dhe në 3 ndeshjet e fundit ai është zgjedhur lojtari i ndeshjes. Gjithashtu ai ka arritur që me golat e tij ta largojë Celta Vigon nga zona e rënies.
Ai madje është parë duke qarë pas një ndeshjes që Celta e kishte mposhtur Villarealin, me Aspasin që në këtë takim kishte shënuar 2 gola.
Iago Aspas in tears after FT whistle. Whole Balaídos were chanting his name. Just came back from injury and saves his team once again. This is why Football is beautiful pic.twitter.com/rCKs8Rydwm
— . (@bumzema) March 30, 2019
Celta Vigo tani është në vendin e 16-të me 32 pikë. /Periskopi/



