“Pasojat do të jenë të pashembullta”- Pse po e paralajmëron Trump Iranin?
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërkoi nga Irani që të heqë menjëherë minat në Ngushticën e Hormuzit, duke paralajmëruar për pasoja të rënda ushtarake në rast të mosveprimit.
“Nëse Irani ka vendosur mina në Ngushticën e Hormuzit, për të cilat nuk kemi raportime, hiqini ato menjëherë. Përndryshe, pasojat ushtarake do të jenë të pashembullta. Megjithatë, nëse i heq ato, do të ishte një hap në drejtimin e duhur”, shkroi Trump në llogarinë e tij në rrjetin social Truth.
Deklarata vjen ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të rriten për shkak të aktiviteteve të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit dhe vendosjes së minave që rrezikojnë tranzitin e naftës dhe mallrave përmes këtij kanali strategjik.



