Pastore fillon bisedimet me klubin e ri anglez
West Ham kërkon mesfushorin e Paris Saint-Germain, Javier Pastore.
West Ham është në bisedime me mesfushorin e Paris Saint-Germain, Javier Pastore.
“Sky Sports News” raporton se “Hammers” janë duke negociuar mundësinë e blerjes së argjentinasit për 17.5 milionë funte.
Paris Saint-Germain dëshiron ta shesë mesfushorin gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Shitja e Pastores mund të jetë e obliguar për shkak të përmbushjes së rregullave të Fair Playt Financiar nga Paris Saint-Germain.



