Pastore transferohet te gjiganti italian
Javier Pastore do të rikthehet në Serie A.
Argjentinasi që u bë yll te skuadra e Palermos dhe më pas kaloi te PSG, është pranë largimit nga Parisi.
Sipas mediave italiane, Pastore është një hap afër transferimit te Milani.
Marrëveshja mes futbollistit dhe klubit kuqezi është arritur, ndaj tani mbetet akordi mes klubeve.



