I pastrehu gjen 300 mijë euro në aeroport
Një person i cili gjeti qindra mijëra euro në aeroportin Charles de Gaulle në Francë, thuhet se ka qenë një i pastrehë, transmeton Klan Kosova.
Policia lokale deklaruan se ata e njohën personin në fjalë përmes kamerave pasi e kishin parë shumë shpesh duke fjetur në aeroport.
Në njërën nga dyert e terminalit ishin lënë paratë të cilat i pastrehu i morri dhe u largua.
Policia është ende në kërkim të këtij personi i cili u largua së bashku me thasët me para.



