Pastrohet hapësira e Parlamentit ku u rrahën deputetët (Foto)
Shërbimet e Kuvendit të Maqedonisë po kryejnë punimet e rinovimit të sallës ku natën e 27 prillit u rrahën brutalisht deputetë të maxhorancës së re nga ana e protestuesve dhe huliganëve të organizuar, ku mes tyre dyshohen për organizim edhe deputetë, pjesëtarë të shërbimeve të policisë dhe të dyshuar të tjerë.
Kujtojmë që lëndime të mëdha kishte marrë kryetari i PDSH-së, Ziadin Sela, po ashtu ishte rrahur edhe Zoran Zev, lider i LSDM-së.





